Lampard dhe Chelsea, të fiksuar pas një lojtari shqiptar

Sport

Edhe pse Chelsea nuk mund të bëjë blerje deri në fund të këtij sezoni, si pasojë e një dënimi që ka marrë nga FIFA, Frank Lampard ka në mendje disa kandidatë, që mund të përforcojnë skuadrën e tij. E sipas asaj që shkruhet nëpër mediat ndërkombëtare, në majën e listës qendron një shqiptar: Elseid Hysaj. Duket se në “Stamford Bridge” janë duke punuar për lojtarët që do të afrojnë sezonin e ardhshëm. Përkundër faktit që sezoni aktual sapo ka nisur, klubi i Roman Abramovich ka filluar të studiojë treguan, në kërkim të futbollistëve të rinj. Chelsea nuk mund të afrojë askënd deri në verën e vitit 2020, atëherë kur përfundon sanksioni i dhënë nga organizmi më i lartë i futbollit botëror. Një dënim, që ka ardhur për thyerjen e rregullave në lidhje me transferimin e futbollistëve nën moshën 18-vjecare.


Sipas asaj që ka bërë të ditur “Fichajes.com”, klubi londinez duket se ka vendosur se dëshiron edhe Elseid Hysajn në gjirin e vet. Mbrojtësi anësor shqiptar ka qenë në axhendën e “bluve” prej vitesh. Por ardhja e Frank Lampard në pankinë ka përforcuar më shumë objektivin për të siguruar mbrojtësin anësor të Napolit dhe Kombëtares shqiptare. Mirëpo sipas asaj që raporton “The Sun”, gjithashtu edhe një tjeër skuadër e Premier League, si Manchester Junaited, është e interesuar për ta marrë Hysajn. “Djajtë e kuq” janë të avantazhuar nga fakti që mund ta afrojnë lojtarin që në merkaton e janarit, përderisa vetë lojtari ka ndërmend të largohet nga Napoli. Gjithsesi, edhe Chelsea e ka ankimuar dënimin e FIFA-s dhe shpreson që t’i hapet drita jeshile për të bërë merkato që në fillimin e vitit të ardhshëm. Nëse ankimimi do të ketë efekt, blerja e parë me shumë mundësi mund të jetë Hysaj.