Lamine Yamal në dyshimi për ndeshjen ndaj Barcelonës

Sport

Lamine Yamal është në dyshim për ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Kupës së Spanjës që Barceona do të luajë ndaj Atletico Madrid. Djaloshi 17 vjeçar i Barcelonës pësoi një lëndim në këmbë ndaj Las Palmas të Shtunën mbrëma, çka ka bërë që ai të mungojë në stërvitjen e ditës së hënë.

Në lidhje me gjendjen e tij ka folur trajneri i skuadrës katalanase, Hansi Flick, i cili për mediat, është shprehur optimist, por sërish, ka thënë se më parë duhet të diskutohet me mjekun e ekipit.

“Do të presim për gjendjen e Yamal. Mendoj se ai mund të jetë gati. Jam pozitiv, por të shohim se ç’do të thotë mjeku”, ka deklaruar takticieni gjerman.

Yamal kthyer në një element të çmuar për Barcelonën përgjatë këtij sezoni futbollistik. Në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Champions League, kampionat dhe Kupë, mëngjarashi ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 16 asiste për shokët e skuadrës.

Ndaj Atleticos, Flick, mund të aktiviziojë lojtarin Dani Olmo që nga minuta e parë, i cili në ndeshjen e fundit në kampionat, ndaj Las Palmas, u fut në lojë në pjesën e dytë dhe arriti të kalonte skuadrën e tij në avantazh, në atë fitore 2-0 të ekipit katalanas.