Katër ndeshje, por vërtet spektakolare u luajtën gjatë mbrëmjes së të martës në NBA.
E shumëpritur ishte sfida mes Zion Williamson dhe Giannis Antetokounmpo, që u fitua nga ylli i Milaëaukee. Bucks u imponuan në shtëpinë e Neë Orleans Pelicans me rezultatin 120-108, për meritë mbi të gjitha të grekut që e mbulli me 34 pikë dhe 17 ribaunde. Një ndeshje që u vendos në çerkorëshin e tretë, ku Milëaukee dominuan me shifrat 42-24. Nga ana tjetër, më i miri për Pelicans ishte Brandon Ingram me 32 pikë, por kaq nuk mjaftoi.
Gjithsesi, paraqitja më e mirë individuale e mbrëmjes i takon James Haden, që përkëdheli “triple-double”, duke e mbyllur me 40 pikë, 12 asiste dhe 9 ribaunde, në suksesin 125-110 të Houston Rockets ndaj Charlotte Hornets. Ndeshja nisi tepër e ndërlikuar për skuadrën e D’Antoni, që megjithatë ia doli të përmbysë gjithcka në fraksionin e dytë të lojës, për të hedhur më pas hapin vendimtar në fraksionin e fundit (33-22). Mes miqve, një lojë të shkëlqyer bëri Miles Bridges, me 20 pikë dhe 15 ribaunde.
Ndërkohë, Los Angeles Lakers i dhuron publikut të “Staples Center” një tjetër fitore speciale, këtë herë përballë San Antonio Spurs me shifrat 129-102. Fantastike dhe për t’u duartrokitje paraqitja e Lebron James, i cili realizoi 36 pikë, 9 asiste dhe 7 ribaunde në një sfidë, ku vendësit ishin gjithmonë në kontroll të plotë. San Antonios nuk i mjaftuan 28 pikët e DeMar De Rozan.