Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i Reyes

Sport

Ish-lojtari i Realit, Sevijas, Atletico Madridit, Arsenalit dhe Kombëtares së Spanjës, Jose Antonio Reyes humbi jetën të shtunën në mesditë, pas një aksidenti të tmerrshëm me veturën e tij. Sipas raportimeve të para, 35-vjeçari ishte duke udhëtuar me kushëririn e tij dhe një mik familjar të cilët gjithashtu kanë ndërruar jetë.
Por tashmë mediat spanjolle kanë zbardhur detaje të tjera mbi këtë aksidenti. Sipas raporteve të “Mundo Deportivo”, bazuar në raportin e hartuar nga njësiti i hetimeve ‘Guardia Civil’ në skenën e aksidentit, mësohët se në radhë të parë ishte shpejtësia një nga shkaqet e vdekjes së futbollistit, i cili së fundi aktivizohej me ekipin e Ekstremanduras. Rejes ishte duke drejtuar veturën e tij të tipit Mercedes, më një shpejtësi prej 237 km/h. Por sikur të mos mjaftonte kaq, në ato momente është çarë një prej gomave të makinës dhe për shkak të shpejtësisë së lartë, makina u rrokullis duke shpërthyer në zjarr. Çka ka bërë që mjeti të hidhet rreth 200 metra larg rrugës.