Lajme aspak të mira për Milanin rreth dëmtimit të Rafael Leaos. Portugezi, i dëmtuar në transfertën e Leçes, atje ku pësoi një tërheqje muskulore, pritej të ishte gati për takimin në Champions League ndaj Borussia Dortmund në San Siro, në 28 Nëntor, duel i vlefshëm për javën e 5-të të fazës së grupeve.
Por, mediat përtej detit shkruajnë se ekziston mundësia që anësori i sulmit mund të mos jetë gati përballjen ndaj gjermanëve, duke ngritur shqetësimin se koha e rikthimit lojtarit në fushë, nuk mund të thuhet me siguri.
Gjatë kësaj kohe, Leao ka zhvilluar disa seanca terapeutike, por reagimi i futbollistit në fjalë, nuk ka shkuar ashtu sikurse shpresohej. Thënë këtë, ndaj Dortmundit, trajneri Stefano Pioli mund t’i bëjë llogaritë pa armën më të rrezikshme të skuadrës së tij.
Sfida me ekipin verdhezi, konsiderohet gati-gati jetike për Milanin, sepse nga një 90 minutësh i tillë, mund të varet shumë edhe çështja e kualifikimit në raundin me eliminim të Champions League. Nëse ndaj ekipit bardhezi nuk arrihet fitorja, atëherë aventura në Champions për Milanin, mund të konsiderohet e përfunduar.
Megjithatë, përpara duelit me Dortmundin, Milanin e pret një tjetër ndeshje e rëndësishme. Fjala është për Serie A, ku në San Siro, vizitohet nga Fiorentina. Në në sfidë të tillë, përveç Leaos, Pioli duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa një tjetër element të rëndësishëm, sikurse është Olivier Giroud, i cili ndaj Leçes u ndëshkua me karton të kuq.
Në një situatë të tillë, teknikut italian, nuk i mbetet zgjidhje tjetër, veçse të shpresojë nga elementë si Cristian Pulisiç, që mund të luajë në vendin e Leaos, apo edhe Chukueze, me këtë të fundit që pritet të rreshtohet në krahun e djathtë të sulmit.