Lajm i keq për Milanin, dëmtohet Alvaro Morata

Sport

Lajm i keq për Milanin. Dëmtohet Alvaro Morata. Sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulore, çka do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në kampionat, atë ndaj Parmës në trasnfertë. Numri 7-të e nisi në mënyrën më të mirë të mundshëm aventurën e tij me kuqezinjtë, teksa në detubim ndaj Torinos në javën e parë, arriti të shënonte një gol mëse të vlefshëm ndaj Torinos, çka bëri që Milani të rikthehej në lojë dhe më pas të barazonte rezultatin. Megjithatë, për të paktën dy javë, trajneri Paulo Fonseca tashmë duhet të bëjë pa shërbimet e 31 vjeçarit, i cili sikurse bëhet me dije, rrezikon të mungojë gjithashtu edhe dy ndeshjet e Nations League me përfaqësuesen spanjolle. Shkurt dhe saktë, Morata pritet të jetë sërish gati për Milanin pas pauzës së kombëtareve, atëherë kur sezon fillon të ngarkohet, sepse fillon edhe UEFA Champions League, kurse afrohet gjithashtu edhe derbi ndaj Interit në Serie A, i programuar për t’u luajtur në 22 Shtator, që përkon me javën e 5 të kampionatit.