La Liga, Tebas beson se Ronaldo dhe Griezmann do të qëndrojnë në skuadrat që kanë

Sport

Javier Tebas

Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann do të qëndrojnë në La Liga kështu mendon Presidenti Javier Tebas, i cili vazhdon të këmbëngul se Spanja ka dhe do të ketë kampionatin më të fortë në Evropë. Ronaldo nxiti një valë spekulimesh teksa tha pasi fitoi Champions League-ën e pestë në karrierë se do të shqyrtonte të gjitha mundësitë për të ardhmen. Hamendësohet një largim me destinacion PSG ose Manchester United-in, ndërkohë Antoine Griezmann është mjaft i përfolur rreth një kalimi te Barcelona. AS dhe Marca kanë raportuar shumë për këtë çështje, ndërsa vetë Francezi ka deklaruar se do ta bëjë të qartë të ardhmen e tij këtë javë. Por Tebas është i mendimit se të dy lojtarët madrilenë do të mbeten te Reali dhe Atletico. “Mendoj se që të dy do të qëndrojnë. Nga njëshi te dhjeta, për Ronaldon jam në merak rreth një largimi të tij vetëm te katra ose te pesa” – tha Tebas i cili parashikoi një dramë më vete në rast të largimit të Ronaldos për tërë kampionatin. Ai tha se tashmë La Liga po bëhet gjithmonë e më tepër e varur te lojtarët e mëdhenj, të cilët zakonisht janë në radhët e klubeve kryesore si Real, Barca apo Atletico. Interesante është se pavarësisht raportimeve të shumta, Ronaldo mbetet i lidhur me Realin me një kontratë mosnturoze, që ka një klauzolë prej 1 miliardë eurosh për t’u prishur.