La Liga, takimi me shoqatat e fubtollistëve nuk zgjidh gjë për çështjen e ndeshjeve në SHBA

Sport

la liga meet
Një takim mes përfaqësuesve të futbollistëve të La Ligas dhe zyrtarëve të Federatës dështoi të sjellë progres për sa i përket çështjes së ndeshjeve të kampionatit që do të zhvillohen jashtë Spanjës, megjithatë sikurse raporton gazeta AS, palët e kanë zbutur gjuhën e tyre. Zyrtarët e La Ligas zyrtarizuan pak ditë më parë një marrëveshje 15-vjecare me kompaninë Relevent për të spostuar në SHBA ndeshje të kampionatit. Takimi i parë sipas gazetave mendohet të jetë përballja Girona-Barcelona e javës 21-të. Por fillë me të marrë vesht këtë nismë, futbollistët dolën kundra duke shtyrë përmes shoqatave të tyre për një rishikim të këtij vendimi.

la liga

Shoqatat e Futbollistëve Profesionistë në fakt kërcënuan edhe me greva në rast se ky vendim nuk rishikohej. Në takimin e fundit mes palëve, gazetat raportojnë se zyrtarët e La Ligas kanë bërë me dije se marrëveshja nuk është detajuar ende dhe se në këtë pikë mund të negociohet. Sipas shoqatave të futbollistëve, Presidenti Javier Tebas po e trajton futbollin thjesht si biznes. Javën e ardhshme Tebas do të kërkojë besimin e Federatës Spanjolle për marrëveshjen e arritur me Relevent. La Liga ofron shpërblime më të majme për lojtarët, ndërsa shoqatat kanë kërkuar prezencën e një pale të tretë në këto bisedime, të cilat duket se do të vazhdojnë edhe më tej.