La Liga, Reali i Madridit pranë rikthimit të Mariano Diazit nga Lyoni

Sport

59eb185d2ee40f0fc7000001
Pas një viti në Lyon, Mariano Diaz mund të marrë sërish një biletë kthimi në Madrid. Domenikani 25-vjecar do të kthehet në Bernabeu për të bërë rolin e numrit 9-të në radhët e skaudrës së Lopeteguit. Lajmi ka marrë konfirmimin nga zyrtarët e Sevillas, të cilët interesoheshin gjithashtu për të, por përballë shifrave 40 milionë euro që kërkonte Lyoni kanë gjetur si pengesë edhe faktin se Reali është futur në këtë operacion. Madrilenët kanë një klauzolë që parashikon të drejtën e riblerjes dhe këtë gjë thuhet se ata e kanë ushtruar.

1535356341 291168 1535356549 noticia normal

Kështu pas vetëm 1 viti në Ligue 1, ku shënoi 21 gola me Lyonin, Diaz rikthehet te klubi i ëndrrave, me të cilët mësoi gjithcka që prej vitit 2011. Interesante është se historia e këtij djaloshi njeh zhgënjime si ajo e 13 viteve më parë kur Espanyolit nuk e pranonte në akademi për shkak se ishte shtatshkurtër. Apo koha kur te Real Castilla, vetëm në sajë të ndërhyrjes së Zidane ia dilte t’i shpëtonte largimit. Nga problemet muskulore te rikthimi në fushë si një bishë, “Bisha” është edhe nofka që tifozët e Lyonit i vunë. Por cila do jetë e ardhmja e tij në Bernabeu, kjo mbetet për t’u parë, pasi reparti i sulmit është ende në prova gjenerale, me Lopeteguin që mbetet në kërkim të një finalizuesi.