Pas zhgënjimit në Super-Kupën e Evropës, Reali i Lopeteguit gjeti ngushëllim duke kryer një nisje të mbarë të kampionatit. Los Blancos iu përgjigjën fitores që Barcelona arriti të shtunën. 13 herë kampionët e Evropës fituan 2-0 ndaj Getafes nv një sfidë që nuk kishte gjëra ndryshe nga formacioni i parë edhe në Talin. Carvajal ishte ai që zhbllokoi shifrat me golin e parë sezonal në të 20-ën minutë. Ndërsa më tej, Gareth Bale shkëlqeu duke qenë kryesori në reaprtin ofensiv. Pikërisht uellsiani shënoi golin e dytë në minutën e 51-të. Në pjesën e mbetur të lojës, kishte kohë për të parë edhe Luka Modricin në fushë.
Getafe luajti dobët dhe u ndëshkua me 7 kartonë të verdhë, ndërsa rezultati përfundimtar qe 2-0. Lopetegui e nis mbarë dhe duket se heq njëfarë stresi nga kritikat e shumta që mori në fillim të muajit. Ndërkohë e diela duhet thënë se ishte e vecantë për portugezin Andre Silva. Sevilla, që e transferoi atë nga Milani, duket se bëri mirë, pasi që në sfidën e parë sulmuesi në fjalë realizoi 3 gola. Në transfertën me Rayo Vallecano, Silva shoqëroi Vazquezin me dy gola në pjesën e parë. Festa për të sidoqoftë vazhdoi edhe në të dytën. Si titullar dhe si lojtar fiks për 90 minuta në fushë, ai shënoi tripletën personale duke firmosur golin e katërt. Vendasit shkurtuan diferencën me një penallti për ta mbyllur sfidën 4-1.