LA LIGA – MESSI E RONALDO, SHUMË MË TE PAGUAR SE KOLEGET

Sport

ronaldo-m-euml-i-madh-se-messi-ja-sa-vlejn-euml-k-euml-mb-euml-t-e-tij hd
Gjendja financiare, ku lundrojnë klubet e futbollit spanjoll është e tillë saqë ofron tri ndarje të ndryshme në La Liga. Praktikisht, Reali dhe Barcelona luajnë një kampionat më vete, pasi 10 lojtarët më të paguar aktivizohen pikërisht në radhët e këtyre dy klubeve. Mjafton të përmendet fakti se buxheti i katalanasve sezonin e shkuar ishte 510 milionë euro, ndërsa ai i madrilenëve 530 milionë.
Kështu shpjegohet edhe fakti sesi është e mundur që përballojnë financiarisht, dy nga lojtarët më të paguar Cristiano Ronaldo dhe Lionnel Messi, të cilët marrin një pagë vjetore që shkon deri në rreth 20 milionë euro. Pa llogaritur natyrisht përfitimet nga fushatat reklamuese dhe angazhimet e tjera jashtë fushës sportive.
Në ndarjen e dytë figurojnë klubet si Atletiko Madrid me buxhet 170 milionë, Sevilja me 99 milionë apo Valencia me 89, që janë mbi ekipet e tjera, por jo aq sa për t’u krahasuar me Barçën e Realit. Kurioz është fakti që të dhënat e publikuara tregojnë se disa prej lojtarëve të La Ligës fitojnë edhe 130 herë më pak se Messi e Ronaldo. Ndërsa, më shumë se gjysma e lojtarëve fitojnë më pak se 500 mijë euro në vit. Teksa rroga minimale është caktuar që të mos zbresë nën 129 mijë euro.