Në 12 javë kampionat të zhvilluar, La Liga ka një komandant të vetëm dhe të pazakontë, Girona. Skuadra modeste nga katalonja, po zhvillon një sezon, që ndonëse nuk dihet se si do të shkojë, deri më tani, i ka befasuar të gjithë.
Dhjetë fitore, një barazim dhe një humbje, e klasifikojnë ekipin bardhekuq në vendin e parë të renditjes, në kutoën e 31 pikëve. Detaji tjetër që bie në sy deri në këtë fazë të sezonit është fakti se Girona, ka gjithashtu edhe sulmin më të mirë të La Ligas me 29 gola të shënuar. Në javën e 12-të, Girona fitoi 4-2 ndaj Osasunas jashtë shtëpie.
Në vend të dytë renditet Real Madrid, që është ndalur vetëm një javë pasi fitoi në El Clasico ndaj Barcelonës. Në raundin e 12-të, Los Blancos u ndalën në barazim pa gola me Rayo Vallecano në shtëpi. Pavarësisht 22 tentativave për gol në drejtim të portës, ekipi i Carlo Ançelotti nuk ia doli dot ta dërgonte topin në rrjetë. Vetëm ndaj Cadizit në Dhjetor të 2021-shit, skuadra e Ançelottit, ka ndërtuar më shumë raste për gol, 36-të, e pa mundur të shënojë dot.
Si pasojë, Reali renditet në vendin e dytë në kuotën e 29 pikëve, 2 më tepër sesa Barcelona e vendit të 3-të. Pas disfatës në klasike, katalanasit reaguan menjëherë dhe u rikthyen tek fitorja, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Real Sociedad.