Atletico Madrid u barazua 1-1 nga Valencia, ndërsa Athletic Bilbao arriti ta fitojë 2-1 sfidën kundër Leganes vetëm në sekondat e fundit. Këto ishin rezultatet e dy sfidave të prapambetura të javës së parë të La Ligas. Super-sfida mes Marcelinos dhe Simeones i përmbushi pritshmëritë. Në Mestalla formacioni i El Cholo Simeones funksionoi mirë në pjesën e parë. Antoine Griezman asistoi Correan, i cili realizoi në minutën e 26-të. I rikthyer në stol pas sfidës së super-kupës, Simeone nuk kishte ndryshuar shumë skuadrën, megjithatë Valencia reagoi mirë. Rodrigo ishte autor i barazimit në minutën e 56-të. Pas këtij goli të dyja skuadrat u përpoqën të luajnë për fitoren.
Por asnjë nga ndryshimet në fushë nuk dha efekt dhe në fund Valencia dhe Atletico ndanë nga një pikë. Për sfidën tjetër në Bilbao u pa krejt tjetër ndeshje. Baskët ishin ata që shënuan të parët me anë të Nolaskoain. Susaeta ishte asistuesi. Megjithatë avantazhi nuk zgjati shumë Jonathan Silva i dha kuptim debutimit të tij me Leganes duke realizuar gol që në të parën. Ishte minuta e 33-të. Më tej Athletic Bilbao pati plot raste për të shënuar, por fati nuk ishte shumë me ta. Lëndimi i Aduriz ishte lajmi më i keq i kësaj ndeshjeje për skuadrën e Berizzos, por në minutat shtesë Iker Munian gjeti mundësi për të shënuar golin e fitores dhe kështu baskët e gjejnë veten mes 7 skuadrave që arritën të marrin 3 pikë nga java e parë.