La fushën mes duartrokitjeve, ja çfarë tha Iniesta për shqiptarët

Sport

ewccec

Përpos rezultatit, për të cilin nuk është e nevojshme të gjenden arsyet, momenti më i bukur i ndeshjes Shqipëri-Spanjë, ishte kur një ndër mesfushorët më të mirë në botë, Andres Iniesta u largua nga fusha 13 minuta nga fundi i ndeshjes mes duartrokitjeve.
Mesfushori i Barcelonës, i nderuar nga ky veprim i tifozëve të shumtë shqiptarë, i përshëndeti ata në të njejtën mënyrë. Pas përfundimit të ndeshjes, ai është shprehur se nuk e priste diçka të tillë, dhe ka falënderuar publikun kuq e zi.
“Kur isha duke dalë nga fusha, pashë publikun në këmbë që po më duartrokiste. U ndjeva shumë i nderuar nga shqiptarët, pasi ata ishin duke e humbur ndeshjen dhe sërish më përshëndetën. Nuk e prisja një gjë të tillë”, u shpreh Iniesta.