Kylian Mbappe zbulon nëse do e rinovojë kontratën me PSG

Sport

Kylian Mbappe ka lënë të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës me PSG. Në fitoren 5-1 ndaj Lorient, kampioni i botës shkëlqeu me dy gola dhe 3 asist, duke shkuar tashmë në kuotën e 17 finalizimeve në kampionat.

Pas përfundimit të këtij takimi, Mbappe ka dhënë një deklaratë për mediat, aty ku ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke rritur optimizmin në radhët e tifozëve parizienë.

23 vjeçari ka thënë se nuk ka arritur akord me asnjë klub tjetër dhe nëse do e kishte bërë një gjë të tillë, atëherë do të dihej publikisht.

“Po mendoj rreth të ardhmes time. Ende nuk kam marrë asnjë vendim. Më duhet të bëj zgjedhjen e duhur. Sigurisht që edhe rinovimi i kontratës me PSG mbetet ende një mundësi”, ka cituar mes të tjerash shtatlarti.

Ky edicion futbollistik ka qenë shumë i vështirë për PSG, pasi edhe me përforcimet e kryera në verën e shkuar, ku spikati afrimi i Lionel Messit, parizienët sërish nuk ia dolën dot të korrin sukses në Europë.

Kjo situatë ka bërë që e ardhmja e Kylian Mbappe të shihet larg nga Parc des Princes. Megjithatë, fjalët e fundit të thëna nga vetë lojtari, kanë rritur optimizmin në kampin e Parisit se kampioni i botës mund të rinovojë kontratën me ta. Në të ardhmen e afërt priten zhvillime të rëndësishme mbi çështjen e quajtur Kylian Mbappe.