Kylian Mbappe nuk është lojtari më i paguar i kampionatit spanjoll, kryeson një emër surprizë

Sport

Kylian Mbappe nuk është lojtari më i paguar i kampionatit spanjoll. Transerimi i francezit në radhët e Real Madrid, shkaktoi një bujë ndërkombëtare, me sulmuesin që firmosi një kontratë 5 vjeçare me kampionët e La Liga. Nga kjo marrëveshje e nënshkruar, i lartë ishte interesi për të mësuar se sa do të përfitojë në një vit 25 vjeçari me 15 herë kampionët e Europës.

Ndonëse shuma që Mbappe do të arkëtojë brenda një sezoni me Los Blancos është relativisht e lartë, madje ai është bërë edhe futbollisti më i paguar i Real Madrid me rreth 31 milionë euro brenda një edicioni, sërish, kjo nuk e bën atë më të paguarin e të gjithë kampionatit spanjoll. Lojtari më i paguar i La Ligas, rezulton një emër gati-gati surprizë.

Fjala është për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong, i cili përgjatë kohëve të fundit, është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Camp Nou, teksa e ardhmja e tij vijon të mbetet në pikëpyetje. Hollandezi përfiton ekzaktësisht 37.5 milionë euro në sezon në kontratën që ka me klubin katalanas.

Lojtari i dytë më i paguar i La Ligas është sërish një futbollist i Barcelonës dhe këtë herë fjala është për Robert Leëandoëskin. Polaku arkëton 33.5 milionë euro në vit. I treti është pikërisht Kylian Mbappe. Ndër më të paguarit në 10 vendet e para, Real Madrid, dominon me 6 lojtarë. 3 janë të barcelonës, ndërsa futbollisti tjetër që është pjesë e kësaj ajke, është Jan Oblak i Atletico Madrid. Kapiteni i Los Rojiblancos arkëton plot 28.8 milionë euro në vit me kryeqytetasit spanjollë.