Kylian Mbappe kërkon të luajë në një ekip me lojtarin e Manchester Cityt, Bernardo Silva. Të dy personazhet në fjalë, në të shkuarën kanë qenë shokë skuadre tek Monaco dhe bëhet fjalë për sezonin 2016-17-të, përpara se të ndanin rrugët në klube të ndryshme.
Megjithatë, Mbappe i ka kërkuar klubit që të transferojë pikërisht lojtarin futbollistin e Cityzens, marrëveshja e të cilit përfundon në verën e 2025-tës. E ardhmja e portugezit është diskutuar jo pak, se ai mund të largohet nga Cityzens, për ta vijuar karrierën diku tjetër.
Mbappe mbeti i zhgënjyer nga klubi parizien në verën që lamë pas, sepse sipas tij, organikës nuk iu shtua ndonjë kualitet i jashtëzakonshëm. Për këtë arsye, fituesi i Këpucës së Artë në Kupën e Botës, kërkon që verën e ardhshme të mos përsëritet më i njëjti gabim, pasi në të kundërt, është shumë e vështirë të konkurohet në Europë.
Bernardo Silva është një futbollist që njihet për kualitetin e tij të lartë dhe në sytë e Mbappe, ai është pikërisht hallka që i mungon mesfushës pariziene. Gjithashtu, ky është një sinjal, që Mbappe i ka dhënë klubit, që në rast se ekipi nuk përforcohet si duhet, atëherë edhe e ardhmja e francezit në “Parc des Princes” do të shihet me mjaft dyshim.