Kylian Mbappe ka firmosur me Real Madrid, ja kur do të prazantohet në “Santiago Bernabeu”

Sport

Kylian Mbappe ka firmosur me Real Madrid. Ylli francez ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Los Blancos, nga e cila, sipas mediave spanjolle, do të përfitojë nga 15, deri në 20 milionë euro në sezon, plus bonuse që do të jenë të shtrira në 5 vite. Për t’u bërë pjesë e 35 herë kampionëve të Spanjës, sulmuesi ka pranuar një ulje të pagës, krahasuar me atë që ka përfituar përgjatë kësaj kohe me PSG, 32 milionë euro neto. Kontaktet mes palëve kanë nisur përgjatë Janarit, ndërsa marrëveshja është arritur dy javë më parë. Lojtari do të bëhet pjeseë e Realit me parametra zero, teksa në 1 Korrik, në “Santiago Bernabeu”, do të prezantohet zyrtarisht me fanellën e bardhë.

Eventi parashikohet të jetë madhështor, pasi Mbappe klasifikohet në rangun e një tjetër transferimi galaktik nga Real Madrid. Madje, mediat pranë klubit spanjoll kanë raportuar se në zyrat e Realit ka nisur të projektohet edhe plani I prezantimit të 25 vjeçarit.

Dilema, vijon të ketë për numrin që lojtari do të mbajë veshur mbi shpinë. Vinicius Junior nuk tërhiqet nga numri 7, por sikurse bëhet me dije, vetë lojtari parashikohet të preferojnë numrin 10 dhe kjo është mëse e besueshme, duke marrë në konsideratë që në fund të sezonit, nga Real Madrid do të largohet Luka Modriç, e kësisoj, 10-ta do të jetë në dispozicion të Mbappe.

Vetë Mbappe është I vetëdijshëm që transferimi I tij në radhët e Real Madrid, do t’I mundësonte atij të ngjitej në një tjetër nivel sa I përket fuqisë që do të ketë emri I tij në rang ndërkombëtar. Për këtë, mjafton të përmendim Jude Bellingham, I cili me vetëm 8 muaj në Madrid, është kthyer në lojtarin më të shtrenjtë në botë.

Po ashtu, Mbappe, e di se fakti që do të mbaje veshur fanellën e bardhë, do t’I mundësojë atij të fitojë trofetë më të rëndësishëm në nivel kolektiv, por gjithashtu edhe atë individual, sikurse është Topi I Artë. E në fakt, këto janë disa nga arsyet që 25 vjeçari ta bashkohet me 14 herë kampionët e Europës, qoftë edhe me një pagë më të ulët nga ato që ka përfituar deri më tani.

Me transferimin tek Real Madrid, Mbappe do të plotësojë gjithashtu edhe një ëndërr fëmijërie, diçka për të cilën ka folur vazhdimisht.