Kylian Mbappe I jep fund çdo diskutimi për të ardhmen e tij

Sport

Kylian Mbappe I jep fund çdo diskutimi për të ardhmen e tij. Për ditë me radhë, në mediat ndërkombëtare, duke nisur fillimisht nga ato franceze, është raportuar se Mbappe po planifikonte një largim nga Parc des Princes dhe kjo mund të ndodhte me parametra zero, si pasojë e një klauzole në kontratën e futbollistit.

Sipas klauzolës, deri në mes të Korrikut të këtij viti, Mbappe duhet të vendoëste nëse do të rinovojë ose jo deri në 2025-tën, ose në të kundërt, do të largohet me parametra zero në verën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, të gjitha këto diskutime janë shuar nga vetë Mbappe, të paktën për momentin. Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi francez është është shprehur se ai do të qëndrojë tek PSG.

“Vitin tjetër do të luaj për PSG. Kam ende një kontratë të vlefshme dhe do e respektoj atë”, është shprehur 24 vjeçari, I cili të paktën edhe për një tjetër vit, do të vazhdojë të jetë qendra e ekipit në Parkun e Princave.

Ndonëse në moshë të re, Mbappe është I mbuluar nga sukseset, teksa në fundjavën që lamë pas, është votuar si lojtari më I mirë I seonit në Ligue 1. 28 golat e sulmuesit në elitën e futbollit francez, e ndihmuan skuadrën e drejtuar nga Christophe Galtier që të fitonte titullin e dytë kampion radhazi dhe të 11-tin në histori.

Me 11 trofe të Ligue 1, PSG është bërë klubi me më tepër tituj kampionë të fituar në Francë, duke lënë pas kluve si Marseille, Saint-Étienne, Monaco apo edhe Lyon.