Kylian Mbappe i dërgon mesazh klubit të Real Madrid, do jetë tifoz i Los Blancos për finalen e Champions League

Sport

Kylian Mbappe thyen heshtjen dhe flet për Real Madrid. Me një postim në rrjetet sociale, sulmuesi e falenderon klubin Los Blancos për interesimin, por thotë se kishte arsye që tjera që e bënë atë të mbetej në kryeqytetin francez.

“Do të doja të falenderoja me një sinqeritet të thellë klubin e Real Madrid dhe presidentin Florentino Perez. Jam i vetëdijshëm për mundësinë dhe privilegjin që m’u dha t’i bashkohesha një institucioni kaq të madh sa Reali”, është shprehur si fillim Mbappe.

Më tej, kampioni i botës, po ashtu ka edhe një mesazh për finalen e 28 majit, mes Liverpool-it dhe Real-it. “E imagjinoj zhgënjimin në radhët e Realit që nuk firmosa për ta. Megjithatë, unë do jem tifozi i tyre më i zjarrtë në fianlen e Champions League, që do të luhet këtu në Paris, në shtëpinë time”, janë fjalët e 23 vjeçarit.

Këtë mesazh, Mbappe e ka dhënë pas një fundjave të bujshme. Kur të gjithë prisnin që francezi këtë verë të transferohej në radhët e Real Madrid, sulmuesi ka bërë prapakthehu, duke rinovuar kontratën për 3 sezone me PSG. “Veç të tjerash, e mora këtë vendim, duke menduar edhe për tifozët e Parisit, si në Francë, ashtu edhe në mbarë botën, të cilët kanë treguar një admirim të veçantë për mua, sidomos përgjatë muajve të fundit. Parisi është qyteti im. Të gjithë së bashku do shkruajmë histori në Paris”, ka thënë ndër të tjera Mbappe.

Numri 7-të në Pars des Princes,  ka nënshkruar, kontratën më historike të të gjitha kohërave në futboll. Me këtë rinovim, Mbappe do përfitojë një pagë prej 100 mln eurosh neto në sezon, plus 100 mln euro të tjera do shkojnë si bonus në drejtim të tij. Jo vetëm kaq, por sulmuesi do ketë të drejtë për të vendosur veton për Drejtorin Sportiv, trajnerin dhe merkaton e klubit. Me fjalë të tjera, ky rinovim i kontratës së Mbappe, do i kushtojë Parisit një vlerë totale prej 700 mln eurosh në harkun kohor të 3 viteve.