Kylian Mbappe dëmtohet vetëm pak ditë përpara ndeshjes me Bayernin në Champions League

Sport

Kur jemi vetëm pak ditë nga rikthimi i UEFA Champions League, Kylian Mbappe “tremb” PSG. Përveccse humbi dy penallti njëra pas tjetrës, në ndeshjen ndaj Montpellier, francezi u zëvendësua në pjesën e parë si pasojë e një tërheqjeje muskulore dhe diccka e tillë ka shkaktuar panika në Parc des Princes.

Në më pak se dy javë, në 14 Shkurt, Parisi do përballet me Bayern Munich në fazën e 1/8-tave në Champions League dhe mungesa e një elementi si Mbappe do ishte problem më vete për trajnerit Christophe Galtier.

Mirëpo, problemet nuk mbyllen vetëm këtu për PSG-në. Vetëm pak minuta pas Mbappe, ka dalë nga fusha e lojës edhe Sergio Ramos, i cili gjithashtu ka shfaqur probleme fizike. Më tej, edhe Neymar nuk është në formën e tij më të mirë. Braziliani ndien një lodhje muskulore, diccka që mund ta penalizojë atë përgjatë ditëve të ardhshme.

Për momentin, në Paris, në një situatë si kjo, po përpiqen të ruajnë qetësinë dhe presin përgjigjen përfundimtare të analizave mbi dëmtimin e Mbappe, apo edhe Sergio Ramos.