Futbollisti anglez, Kyle Walker injoroi masat e izolimit kundër Coronavirusit, duke organizuar një festë sëbashku me një shok të tij dhe dy prostituta në shtëpinë e tij. Njëra prej vajzave tha se ylli i Manchester Cityt e ftoi atë dhe shoqen e saj, duke e paguar 2200 stërlina, për një sesion 3 orësh seksi, të martën, një ditë para se ai t’u bënte thirrje qytetarëve që të qëndronin në shtëpi. Vetë Man.City ka deklaruar përmes një komunikate zyrtare se ëalker do të procedohet për veprimin e tij dhe pritet një gjobë të majme nga klubi pas injorimit të masave për distancë sociale.
Mbrojtësi ishte ndarë me të dashurën e tij, Annie Kilner më herët gjatë këtij viti pasi u zbulua se ai e kishte lënë shtatzënë modelen Lauryn Goodman.
29-vjeçari, i cili u kritikua ashpër në rrjetet sociale, tash ka kërkuar falje për veprimet e tij. “Unë dua të kërkoj falje për zgjedhjet që bëra në javën e kaluar. Jam i vetëdijshëm se si futbollist profesionist unë duhet të jem një model dhe të kem disa përgjegjësi. Si i tillë, unë dua t’i kërkoj falje familjes, shokëve, klubit dhe tifozëve”, ka derklaruar mbrojtësi i City-t.
ëalker në fakt nuk është i pari lojtar anglez që thyen karantinimin. Futbollisti i Aston Vilës, Jack Grealish u ndëshkua me një gjobë që iu dhurua Spitalit të Birmingamit pasi 24-vjeçari u zbulua se prishi karantinimin, përderisa u zbulua që kishte udhëtuar për të vizituar një shok, derisa pësoi një aksident. Ai kërkoi falje, pasi u fotografua në skenën e aksidentit gjatë të dielës së kaluar.