“Kam respect maksimal për Olympiacos. E di se ata kanë hasur mjaft vështirësi, ashtu sikurse ne në fillim të sezonit me dëmtime të shumta. Por, sërish mbeten një ekip I fortë, I ndërtuar për të fituar çdo ndeshje. Kam gjithë respektin për këtë skuadër dhe jam padyshim shumë I shqetësuar për mënyrën si duhet të luajmë për ta fituar ndeshjen. Ata treguan edhe në ndeshjen e parë ndaj nesh se mund të të dëmtojnë në çdo moment. E dimë sa e vështirë është për të marrë rezultate positive, por kjo është ajo që duhet të bëjmë. Ky duel është tepër I rëndësishëm për kualifikimin tonë, në mënyrë që më pas të kursejmë më tepër energji, e më pas të rikthehemi sërish në shkurt. Kualifikimi për ne do të thotë se mund të kursejmë energji dhe të përqendrohemi në Premier League”.