Ky 17 vjeçar njeh dhe punon me yjet e futbollit botëror!

Sport

morgann
Sam Morgan nuk është një adoleshent si gjithë të tjerët të cilët mendojnë vetëm për provimet e gjimnazit apo për të gjetur një punë part time si shpërndarës picash. Ndërkohë që shokët i shkruajnë mesazhe për të dalë, ai është i zënë duke drejtuar një biznes nga telefoni i tij. Sam me anë të faqes së tij të Instagramit, e cila i është dedikuar veshjeve dhe modës e që numëron mbi 22 mijë ndjekës, merr porosi për rroba nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Gjithçka nisi kur ai i dërgoi një mesazh në rrjetin social lojtari të akademisë së Arsenal, Cohen Bramall, ku e pyeste nëse ishte i interesuar të blinte një palë atlete Yeezys. Futbollistit i pëlqyen dhe i mori, kur vetëm pas disa ditësh lojtarë të tjerë të Arsenal i shkruajtën Sam, ku i kërkonin atlete dhe veshje të ndryshme. Ajo që 17 vjeçari ka të veçantë është se ai prej disa vitesh ka krijuar lidhje në internet me disa distributorë rrobash nëpër Europë të cilët i sigurojnë atij produkte që nuk mund ti gjesh në vend tjetër, firma si Balenciaga, Fear of God, Amiri apo Gucci. Gjithashtu modelet që ai mund të sigurojë janë shumë të veçanta në stil .

sam

Prandaj lojtarët e futbollit, të cilët në fakt njihen për shpenzimet që bëjnë kur vjen puna për të pasur një stil të veçantë, e preferojnë Sam si “blerësin e tyre personal”. Sipas tij ata gjithashtu janë bërë klientë të rregullt të veshjeve që ai shet sepse ai kurrë nuk është përpjekur t’ja hedhë apo të përfitojë nga ta. Madje disa herë i ka bërë dhe ulje, gjë që e ka bërë për të qeshur. Disa nga klientët e tij janë: Benjamin Mendy, Michy Batshuayi, Granit Xhaka, Dele Alli, Wilfred Zaha, Mesut Ozil, Kyle Walker, Erik Lamela, Marcos Alonso, Kevin De Bruyne, Paul Pogba apo dhe gjthë skuadra u-21 e Anglisë. Ka pasur raste sipas të riut Morgan që një lojtar ka shpenzuar rreth 22 mijë paundë në një porosi të vetme. Shumë lekë për tu menaxhuar nga një 17 vjeçar kur e mendon. Gjithsesi Sam përpiqet të përqëndrohet dhe te studimet e tij sepse do që të zbatojë këshillat e familjes megjithëse është e vështirë ta mbash mednjen në mësim kur Ross Barkley është duke të shkruajtur për porosinë e rradhës. Pra siç e kuptoni, ai është ndoshta adoleshenti i vetëm në botë që ka lidhje kaq të afërta me yje ndërkombëtar të sportit, madje disa prej tyre i ka bërë dhe shokë dhe i thotë shpesh si të vishen,e disa herë i ka kritikuar për atë që japin në fushën e lojës.