Kvaratskhelia: Jam më i lumtur sesa kur fitova titullin kampion me Napolin

Sport

Kvicha Kvaratskehlia ka thënë se kualifikimi i Gjorgjisë përtej fazës së grupeve të Europianit, ishte më i bukur dhe më emocionues sesa titulli kampion i fituar me Napolin një vit më parë.

“Kualifikimi nuk ishte meritë individuale e askujt. Por, të gjithë si skuadër, treguam se mund të luajmë në këtë kompeticion. Ne gjithmonë zbresim në fushë për të fituar dhe përqendrohemi vetëm në ndeshjen e radhës. Jemi të lumtur për kualifikimin, por shumë shpejt, do të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Titulli kampion i fituar me Napolin ishte i jashtëzakonshëm, por ky kualifikim është një çast edhe më i lumtur, sepse luan për vendin tënd dhe kjo gjë të bën më krenar. Kjo është gjithashtu edhe dita më e lumtur e jetës sime. Një tjetër ëndërr u bë realitet. S’kam fjalë ta përshkruaj një moment të tillë”, janë disa nga fjalët e lojtarit të Napolit.

Përgjatë 3 ndeshjeve të zhvilluara në Grupin F, Kvara arriti të shënonte vetëm një gol, sikurse ishte ai ndaj Portugalisë, që në sekondat e para të sfidës.

Në raundin e 1/8-ave të Europianit, Gjeorgjia do të luajë ndaj Spanjës, përfaqësueses më në formë përgjatë ndeshjeve të zhvilluara deri në këtë fazë të kompeticionit.