Kush është shqiptari që pritet të zbarkojë në Serinë A?

Sport

Deri përpara pak ditëve dukej fare pranë kalimit te Standard Liezhi në Belgjikë. Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar plotësisht për Amir Rrahmanin, që tani është afër zbarkimit në Serinë A italiane. Paraqitjet e mira me Dinamon e Zagrebit dhe impenjimi konstant me përfaqësuesen e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e Europianit 2020, e ka vendosur mbrojtësin në qendër të disa klubeve të njohura. Por me shumë gjasa, ish lojtari i kombëtares shqiptare do të luajë me Veronën nëkampionatin italian.


Ish mbrojtësi i Partizanit që tani aktivizohet në Ligën kroate me Dinamon e Zagrebit mësohet se ka rënë praktikisht dakord me drejtuesit veronezë, për t’iu bashkuar skuadrës së ringjitur në serinë A. Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe zyrtari shqiptar që punon në klubin e Veronës. Dritan Dervishi, i cili duket se është në kontakt të vazhdueshëm me Adrian Aliaj, agjentin e kosovarit dhe ish-mbrojtësin e Shqipërisë. Sidoqoftë i kontaktuar nga Tring Sport Neës, Dervishi ka pranuar tratativën, por duke theksuar se duhet ende punë burokratike deri tek zyrtarizimi i transferimit. Rrahmani në fakt është një njohje e vjetër e ish-drejtuesit të Partizanit e Kukësit, pasi më parë kanë qenë të dy pjesë e Partizanit. Rrahmani si qendërmbrojtës, ndërsa Dervishi në rolin e drejtorit te kampionët aktualë të Shqipërisë.Për momentin mësohet se bëhet fjalë për një kontratë 4-vjecare që i është ofruar nga Verona, që është gati të paguajë rreth 2 milionë euro tek Dinamo për të blerë përfundimisht kartonin lojtarin. Për Rrahmanin, veç Standard Liezhit, ishte interesuar edhe Sëlltik, por duket se kampionati italian dhe drejtuesi veronez Dritan Dervishi kanë bërë që tani mbrojtësi 25-vjeçar të jetë më afër Serisë A.