Nico Rosberg nuk është më pjesë e ‘Formula 1’ që prej vitit 2016, kur u tërhoq menjëherë sapo u shpall kampion bote me Mercedes. Piloti gjerman ka foluë së fundmi për titullin e pestë të ish-shokut të tij të skuadrës, Hamilton, që u zyrtarizua në garën e Meksikës. Rosberg thotë se arritja e një legjende si Juan Manuel Fangio do të thotë shumë për Lewis, që sipas tij, i ka siguruar vetes një vend të veçantë në historinë e garave me makina. “Të barazosh Fangion është e jashtëzakonshme. Kur vjen në këtë sport dhe degjon një emër të tillë, e sheh si një mit. Tashmë Hamilton do të jetë dhe vetë një i tillë.”
Por nuk mund të mungonte një koment nga ana e Rosberg rreth kalimit të legjendës më të madhe të këtij sporti, Michael Schumacher. Aktualisht, legjenda gjermane regjistron numrin më të madh të fitoreve në ‘Formula 1’, plot 91 të tilla, ndërsa ka rekordin absolut të 7 titujve të fituar si kampion bote. Lewis Hamilton ka aktualisht 71 fitore në karrierën e tij dhe Rosberg beson se britaniku mund ta arrijë këtë rekord përpara përfundimit të kontratës me skuadrën Mercedes. “Lewis dhe Mercedes funksionojnë më së miri. Për sa kohë skuadra i jep një makinë kompetitive e më vazhdimësi, atëherë ai do të dijë të fitojë. Schumacher është i papërsëritshëm, por Lewis mund t’i arrijë rekordet e tij”.