France Football ka bërë publike listën e 30 kandidatëve që janë në lojë për të fituar çmimin e “Topit të Artë”, por një nga pretendentët, Antoine Griezmann, është i mendimit se këtë vit ky vlerësim i takon një lojtari francez. Cmimi prestigjioz, i cili këtë vit do të jepet më 3 dhjetor në një ceremoni të veçantë në Paris, ka dhjetë vite që ndahet mes Ronaldos dhe Messit. Sezoni që shkoi ishte sërish me shifra të çmendura për portugezin, i cili mbetet sërish favorit. Megjithatë fakti që nuk shënoi në finalen e Kievit dhe nga ana tjetër nuk shkëlqeu shumë në botëror e penalizuan atë në dy vlerësime si UEFA apo dhe FIFA Best Player. Modric ishte ai që i rrëmbeu këto dy vlerësime.
Edhe në këtë vlerësim të radhës kroati është mes favoritëve, por Griezmann, gjithashtu kandidat serioz për këtë vlerësim, si një fitues i Europa-League-ës dhe Kupës së Botës, mendon se Topi i Artë i duhet dhënë një lojtari që e shijoi suksesin rus. “Jemi pjesë e skuadrës më të mirë në botë, kampione… dhe medoemos në këtë skuadër duhet të jetë edhe lojtari më i mirë në botë, cmimin duhet ta marrë një francez” ka thënë Griezmann, i cili nga kritikët sportivë shoqërohet si favorit edhe nga Kilyan Mbappe. 19-vjecari u shpall lojtari më i mirë i ri i Kupës së Botës dhe forma e tij ka qenë mbreslënëse, por nëse ai apo Griezmann do t’ia dalin të lënë pas Ronaldon dhe Modricin, kjo mbetet për t’u parë.