Kush do ta kishte fituar “Topin e Artë” që nga viti 2008 nëse Messi dhe Ronaldo nuk do të ekzistonin?

Sport

Nuk ka dyshim që Messi dhe Ronaldo janë 2 nga figurat më të shquara të futbollit në botë dhe këtë e tregojnë më së miri çmimet dhe trofetë që kanë marrë ndër vite.

Që nga viti 2008 të dy legjendat e futbollit kane dominuar stadiumet në të gjithë botën duke ndryshuar edhe mënyrën sesi ne shohim futboll.

Nga viti 2009 deri në 2019, Ronaldo dhe Messi kanë thyer çdo rekord në historinë e futbollit. Secili gjatë këtyre viteve ka fituar shumë trofe dhe çmime përfshirë edhe Topin e Artë.

Messi ka fituar së fundmi për herë të shtatë “Topin e Artë” dhe Ronaldo ka 5 “Topa të Artë” në koleksionin e tij. Janë dashur 10 vite që “Topi i Artë” të kalojë në duart e Messit dhe Ronaldos deri në vitin 2018 kur fituesi është zgjedur Luka Modric.

Në një univers paralel ku as Messi dhe as Ronaldo nuk do të ekzistonin, nga viti 2008-2018 fituesit e “Topit të Artë” do të ishin…

2008 – Fernando Torres

2009 – Xavi

2010 – Andres Iniesta

2011 – Xavi

2012 – Andres Iniesta

2013 – Franck Ribery

2014 – Manuel Neuer

2015 – Neymar

2016 – Antoine Griezmann

2017 – Neymar

2018 – Virgil van Dijk