Kurioziteti – Chelsea për rekord, 33 lojtarë të dërguar në huazim

Sport

jose-mourinho
Si rrallë herë, Chelsea i Abramovich nuk u dallua për shpenzimet e çmendura gjatë merkatos verore. Skuadra e Mourinhos ka thyer një tjetër rekord, atë të numrit më të madh të lojtarëve të dërguar në huazim dhe që teorikisht i ka ende në pronësi. Janë plot 33 futbollistë, të cilët blutë i kanë transferuar në mënyrë të përkohshme nëpër Europë. Eshte mjë ushtri me lojtarë, në kërkim të mundësive për t’u aktivizuar, pasi janë “ngelur në klasë”, apo “thjesht për vjeshtë” nga Mourinho.
Në listën e publikuar nga mediat angleze nga të gjitha llojet, rolet dhe kombësitë. Teksa bie në sy që 5 prej tyre kanë zbarkuar në Itali: Cuadrado te Juventus, Salah te Roma, Chalobah te Napoli, Perica te Udinze dhe Ëallace te Carpi. Ndër emrat e tjerë më të famshëm janë Pasalic te Monako, Van Ginkel te Stoke, apo Moses te Ëest Ham.
Me një llogari të thjeshtë, “Special One” është njësoj sikur të kishte tre skuadra paralele në dispozicion. Vetëm se në këtë pikë do të ketë një punë të jashtëzakonshme për vëzhguesit e kampionëve të Anglisë. Tashmë, kjo i jep shpjegim edhe faktit, përse Chelsea nuk shpenzoi shumë të mëdha për përforcime në merkato, sepse lojtarët e mjaftueshëm në dispozicion i ka pasur. Thjesht duhej një seleksionim.