Kuriozitete mbi 736 lojtarët e Botërorit rus

Sport

fifa
Pas caktimit të listave përfundimtare të lojtarëve që do të jenë protagonistë në Botërorin rus, FIFA ka nxjerrë edhe disa fakte kurioze që lidhen me skuadrat dhe futbollistët pjesëmarrës. Sa i takon 736 lojtarëve të ftuar në total nga teknikët e Kombëtareve në ‘Rusi 2018’, plot 186 prej tyre kanë qenë të pranishëm edhe në ‘Brazil 2014’, 61 kanë qenë në ‘Afrikë e Jugut 2010’, 21 në ‘Gjermani 2006’ dhe vetëm 1 ka marrë pjesë edhe në Botërorin koreano-japonez të 2002-shit. Pikërisht Rafa Markuez do të bëhet i pesti që arrin kuotën e 5 edicioneve të turneut botëror, pas Antonio Carbajal, Lotar Matthaus dhe Gigi Buffon.

rafa
53 janë futbollistët e këtij Botërori, që kanë në llogarinë e tyre personale një gol të shënuar në edicionet e mëparshme. Gjermani Thomas Muller ka realizuar më shumë – 10 – dhe synon thyerjen e rekordit të bashkatdhetarit të tij, Miroslav Klose, autor i 16 golave. Ndërkohë, portieri dhe kapiteni i Egjiptit, Essam El Hadary është më i vjetri pjesëmarrës në një Botëror. Ai është 45 vjeç, duke qenë më i madh edhe sesa tre trajnerë të “Rusi 2018”: Aliou Cisse i Senegalit, Mladen Krstajic i Serbisë dhe Roberto Martinez i Belgjikës. El Hadary shpreson të thyejë rekordin e kolumbianit 43-vjeçar Farid Mondragon, duke u bërë më i moshuari që aktivizohet në një Kupë të Botës. Kurse më i riu në moshë që pret të aktivizohet me Australinë është Daniel Arzani, 19 vjeç e 5 muaj.

el

daniel1
Ndër të tjera bie në sy fakti se Anglia i ka të gjithë lojtarët që vijnë nga Premier League. Përfaqësuesja e Southgate ndiqet në këtë veçantia nga vendi organizator, Rusia që nga kampionati i vet ka 21 lojtarë nga 23-shja. Senegali dhe Suedia nga ana tjetër nuk kanë marrë asnjë lojtar nga kampionati vendës, teksa Belgjika, Islanda, Nigeria dhe Zvicra kanë përzgjedhur vetëm 1element. Për t’u veçuar është që 74% e futbollistëve pjesëmarrës në Rusi 2018 luajnë nëpër kampionatet europiane. Teksa janë 16 lojtarë të thirrur nëpër Kombëtare që e bëjnë Manchester City-n klubin më të përfaqësuar në Rusi 2018. Kampionët e Premier League ndiqen nga Real Madridi me 15 përfaqësues, Barcelona me 14 dhe Chelsea, PSG dhe Totenham me 12. Premier League mban edhe rekordin me 124 lojtarë që luajnë në atë kampionat, ndërsa më pas vjen La Liga me 81, Bundesliga me 69 dhe Serie A 58.