KUPA E GJERMANISE, BAYERN MBIJETON NE ËIESBADEN

Sport

Harry Kane shënoi golin e 5 dhe të 6 si dhe humbi të parin 11 metërsh këtë sezon në kualifikimin dramatik të Bayern Munich ndaj Wehen Wiesbaden në Kupën e Gjermanisë. Bayern e nisi furishëm sfidën por Florian Stritzel në portën e vendasve bëri një paraqitje të mirë duke ndalur në disa raste Luis Díaz dhe Raphael Guerreiro nga një distancë e afërt në këndin e poshtëm. Por ai ishte i pafuqishëm të ndalte Kane nga pika e bardhë pas faullit të Ryan Johansson ndaj Sacha Boey-t. Wiesbaden mund të barazonte me Nikolas Agrafiotis por gjuajtja e tij përfundoi mbi traversë. Në pjesën e dytë Lennart Karl performoi mirë në aksionin që e dërgoi topin te këmbët e Michael Olise që dyfishoi shifrat e sfidës me të parin gol personal në Kupën e Gjermanisë. Guerreiro pa ti anullohej një gol për jashtë lojë ndërsa Luis Díaz vazhdoi të humbiste raste të pastra. Vendasit përfituan duke hapur sfidën me Fatih Kaya që shfrytëzoi gabimin e Jonathan Tah në krosimin e Niklas May-t. Pak minuta më vonë, kapiteni i vendasve barazoi shifrat pas humbjes së duelit ajror nga Kim që e la topin te Kaya i lirë përballë Jonas Urbig. Kane mund të rikthente avantazhin me 11 metërshin e dytë por këtë herë Stritzel e ndali në dy tentativa bomberin anglez. Gjë që nuk e bëri në minutën e fundit kur Kane shfrytëzoi krosimin nga e majta dhe fitoi duelin në zonë për golin e fitores. Kampionët e Bundesliga-s, kualifikohen në raundin e dytë të Kupës që për të fundit herë e fituan në vitin 2020, 2-4 ndaj Leverkusen.