Lionel Messi nuk e sheh shumë larg fundin e karrierës. Per momentin, 35 vjeçari është i përqendruar në Kupën e Botës me përfaqësuesen e Argjentinës, aty ku do provojë, ndoshta për herë të fundit do tentojë të triumfojë në kompeticionin më madhor të futbollit.
Megjithatë, i pyetur rreth të ardhmes së tij, Messi ka dyshime dhe nuk e përjashton tërheqjen nga aktiviteti brenda një kohe relativisht të shkurtër.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Gjithçka do të varet nga shumë gjëra, sepse unë kam një familje, 3 fëmijë. Thjesht e dashuroj futbollin dhe më pëlqen shumë. Thuajse gjatë gjithë jetës sime kam luajtur vetëm futboll dhe jam i sigurt se çfarëdo që të bëj pasi të tërhiqem, do ketë lidhje vetëm me këtë sport. Sidoqoftë, nuk mendoj se do vazhdoj të luaj për një kohë të gjatë”, janë fjalët e 7 herë fituesit të Topit të Artë.
Messi, është në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG dhe ende mbetet e paqartë nëse do rinovojë në Parc des Princes, apo do t’i japë karrierës një tjetër drejtim. Megjithatë, shumëçka do të varet se ç’do të ndodhë në Kupën e Botës. Nëse Argjentina do triumfojë në Katar, atëherë Messi mund ta quajë të përfunduar ciklin e tij në futboll dhe nuk përjashtohet mundësia që të varte këpucët në gozhdë, ndoshta, me titullin, si futbollistimë i madh që ka parë ndonjëherë historia e futbollit.