“Kundër Cristiano Ronaldos”, tifozët e Atleticos bllokojnë transferimin e CR7

Sport

“Kundër Cristiano Ronaldos”. Ky është mesazhi i tifozëve të Atletico Madrid, të cilët kanë nisur të kundërshtojnë kategorikisht mundësinë e transferimit të CR7.

Përgjatë ditëve të fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një mundësi të tillë, megjithatë, kjo duket e pamundur të ndodhë.

Nga ana e Atlaticos nuk ka asnjë qëndrim zyrtar mbi CR7, por janë tifozët e klubit ata që janë shprehur kategorikisht kundër transferimit të yllit portugez. Mbështetësit e Rjoblancos kanë nisur një fushtë on-line, duke i thënë “Jo” Cristiano Ronaldos.

Në reagimet e tifozëve, thuhet se objektivat e Atleticos janë të ndryshme nga ato të futbollistit, e për këtë arsye, diçka e tillë nuk mund të funksionojë.

Në fakt, tifozët e Atleticos, gjithmonë kanë patur një marrëdhënie të ndërlikuar me CR7, pasi ky I fundit, për 9 sezone ka qenë pjesë e rivalëve historikë të Rojiblancos, Real Madrid, ndërsa në total, ka shënuar 25 gola ndaj tyre.

Në këtë tërësi rrethanash, e ardhmja e CR7 mbetet në diskutim. Madje, mbi këtë temë, edhe trajneri i Manchester United, Erik ten Hag është treguar shumë i rezervuar përgjatë ditëve të fundit. Tekniku hollandez vazhdon ta stërvisë skuadrën pa praninë e yllit portugez.