Pas golit që shenoi ne mesjave, mbrojtesi shqiptar i Romes Marash Kumbulla e nisi titullar sfidën e kampionatit ndaj #Sassuolo, por ka “luajtur mendsh” ne fund te pjeses se pare, duke goditur me shkelm Berardin e shtrire ne toke. Si rrjedhoje, gjyqtari nuk i kurseu kartonin e kuq. Vetë lojtari shqiptar ka qenë shumë i çuditur nga vendimi i gjyqtarit Fabri. Mediat italiane kanë zbuluar se futbollisti ka qenë i pakënaqur dhe i është drejtuar gjyqtarit menjëherë. Kumbulla ishte i acaruar se Berardi në atë moment e ka goditur me shkelm, e më pas ka ardhur reagimi i tij instiktiv, duke goditur sulmuesin e Sasuolos.
Mbrojtësi e kuptoi menjëherë se me atë goditje ndaj Berardit, kishte bërë një gabim të madh por nga ajo që zbërthejnë mediat italiane, mbrojtësi kuqezi u përpoq ta justifikonte gjestin që i kushtoi të kuqin. “Më goditi ai i pari me shkelm dhe ti më jep të kuqin mua?!”, ishte reagimi i çuditur i Kumbullës në ato momente.. Teksa edhe pamjet konfirmojnë se ishte lojtari i Sasuolos që e goditi i pari lojtarin e Romës dhe të Kombëtares së Shqipërisë. Megjithatë, gjyqtari ka gjykuar vetëm veprimin e Kumbullës dhe jo atë të sulmuesit të kombëtares italiane, duke i treguar mbrojtësit shqiptar kartonin e kuq.Pasi goditi Berardin e shtrirë në tokë dhe u ndëshkua me të kuqe e skuadra e tij e pësoi keq, teksa si përfundim verdhekuqtë humbën 3-4, duke lëshuar terren edhe në renditje, sa i takon luftës për Kupat e Evropës.