Ndeshjet e së dielës dhanë edhe verdike befasuese, për dy përfaqësuese që u prenë biletën për në Francë 2016. Pas Anglisë, edhe Islanda e Republika Çeke janë të vetmet të kualifikuara matematikisht megjithëse duhet të luajnë edhe dy takime eliminatore në Grupin A. Por diferenca prej 7 pikësh e krijuar me vendin e tretë. Islandezëve u ka mjaftuar një pikë, që ka ardhur pas barazimit 0-0 ndaj Kazakistanit, që e ka ngjitur në kuotën e 19 pikëve në krye të grupit dhe i ka dhënë të drejtën për të qenë pjesëmarrës për herë të parë në fazën finale të një kompeticioni madhor.
Ndërsa çekëve u është dashur fitorja 2-1 në transfertë ndaj Letonisë, për të qenë në po të njëjtën nivel me islandezët, teksa tani mbetet të caktohet vetëm kush do të kualifikohet si e parë në grup. Për herë të parë që prej 1958-s pritet të marrë pjesë në një Europian edhe Uellsi, që nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Izreaelin, ndërkohë që i duhej fitorja për të siguruar zyrtarisht biletën kualifikuese. Në këtë pikë kanë të garantuar “play-off”-in. I duhet tani vetëm një pikë në dy takimet e fundit ndaj Bosnjës e Andorës për të shkuar automatikisht në Francë 2016.
Edhe Belgjika është thuajse e kualifikuar në grupin B, pas fitores 1-0 në fund përballë Qipros. Tani nevojitet të mposhtin Andorën në ndeshjen e radhës në tetor për të prerë biletën franceze.
Ndërkohë që Bosnja synon të paktën “play-off” në po të njëjtin grup, teksa i është afruar dy pikë Izraelit në vendin e tretë, pas fitores 3-0 ndaj Andorës.