Kthehet Xherdan Shaqiri dhe “kërcënon” City

Sport

Xherdan Shaqiri e mbylli sezonin e kaluar me triumfin e madh në Champions League. Por fatkeqësisht, vuajti edhe një dëmtim në ndeshjet e Ligës së Kombeve me Zvicrën. Mirëpo, tani, kur bëhet gati të nisë sezoni i ri, ai ka mundur të fillojë të stërvitet bashkë me pjesën tjetër të skuadrës kampione të Evropës. Madje, shqiptari i Zvicrës shpreson të jetë i gatshëm dhe të luajë në ndeshjen e së dielës në “Community Shield” kundër Manchester Cityt në “Ëembley”.

“Jam me të vërtetë i lumtur që më në fund jam rikthyer.  Pata një problem fizik me ekipin kombëtar dhe kam kryer një fazë riaftësuese në Liverpul, gjatë kohës kur skuadra ishte në Amerikë. Tani jam i gatshëm të ndihmoj Liverpulin! Të dëmtohesh është pjesë e futbollit. Por tashmë ndihem shumë mirë. Jam vërtet i lumtur që nuk e humba fillimin e sezonit. Është gjithnjë mirë që të punosh me këta djelmosha sërish”, deklaroi 27-vjeçari sa i takon punës së nisur me pjesën tjetër të ekipit.

Ndër të tjera, Shaqiri ka thënë se Liverpooli nuk duhet të shfaqet “i ngopur”, por ka për detyrë të arrijë suksese, edhe këtë sezon. “Është shumë e rëndësishme të jemi bashkë dhe të shfrytëzojmë rastin tonë, për të arritur shumë fitore të tjera, pas fitimit të edicionit të fundit të Champions League. Të gjithë janë të uritur dhe duhet ta dëshmojmë këtë menjëheerë. Mbi të gjitha në Premier League duhet të tregohemi pak më të mirë sesa vitin e kaluar”, përfundoi futbollisti me origjinë shqiptare. Pas Community Shield, Liverpooli do ta startojë fushatën e re në kampionatin anglez, më 9 gusht kundër Norëich Cityt brenda në “Anfield”. Ndërsa më 14 gusht luan Superkupën e Evropës përballë Chelsea në Stamboll, sfidë që vjen ekskluzivisht në TRING SPORT 1 HD.