Vetë lojtari nuk pranon të krahasohet me emra si ‘Robert Lewandowksi’, por Krzysztof Piatek është absolutisht njeriu i momentit në Serie A. Sulmuesi polak, i cili është kthyer në një pikë kyçe tek skuadra e Genoas, është për momentin golashënuesi më i mirë në kampionatin italian, me 5 gola të shënuar në 4 ndeshje. Piatek u bë pjesë e Genoas vetëm merkaton që lamë pas, kur u transferua si një emër i panjohur nga skuadra e Cracovia Krakoë për shifrën e 4.5 milionë eurove. Polaku ka fituar besimin e trajnerit Davide Ballardini që në fillim dhe Piatek ka ditur t’ia shpërblejë.
Por 23-vjeçari ka fituar vëmendje jo vetëm prej golave të tij, por edhe prej spekulimeve që e lidhin me skuadra të mëdha në Evropë. Performancat e tij duke se kanë rënë në sy të disa skuadrave që luajnë në Champions League, ku në Itali përmendej edhe emri i Barcelonës. Vetë Piatek është shprehur se nuk merren me aludimet e mediave dhe kërkon të japë më të mirën me fanellën e Genoas. Ndërkohë që shpjegoi se krahasimi i tij me Lewandowski nuk vlen pasi ky i fundit luan në një nivel shumë të lartë, tek një skuadër si Bayern Munchen. Ndërsa ai vetë thotë se ka ende shumë rrugë për të bërë, e se shpreson të vazhdojë me ritmet e këtij e fillimsezoni.