Krunic, lojtari i Milanit:

Sport

“Ndeshje si këto të bëjnë të ndihesh ndryshe, sepse këtu jemi në Champions League. Megjithatë, emocionet janë personale dhe në fund të fundit, për mua, kjo mbetet një garë, ashtu sikurse gjithë të tjerat. Tottenham është një skuadër ndryshe kur luan në shtëpi, krahasim me atë që luan në transfertë. Sidoqoftë, jemi gati. Kemi ardhur këtu me synim të qartë dhe do përpiqemi të zbatojmë me përpikmëri planin tonë. Padyshim që më pëlqen tej mase të marr sa më tepër minuta në fushën e lojës dhe trajneri preferon që unë të luaj në disa pozicione të ndryshme. Për mua, kjo nuk është aspak problem, sepse unë jam Rade Kruniç dhe dua të ndihmoj skuadrën në çdo mënyrë të mundshme.”