KROOS VENDOS TE BEJE PRAPAKTHEHU, JA CFARE KA BERE GJERMANI

Sport

Eshtë gjithcka zyrtare për Toni Kroos, I cili do të rikthehet të luajë për kombëtaren gjermane, duke filluar prej sfidave miqësore të marsit. Mesfushori i Real Madridit ka marrë vendimin qw të rikthehet te fanella e Gjermanisë, me qëllimin për të dhënë edhe një herë tjetër kontributin e tij për… atdheun. “Unë jam i sigurt se kjo skuadër mund të bëjë gjëra speciale në Europian dhe ne të gjithë bashkë e besojmë këtë”, është shprehur 34-vjecari që pak kohë më parë kishte vendosur të tërhiqej.

Debutimin me Kombëtaren A e Gjermanisë, Kroos e kishte bërë më 3 mars të vitit 2010, ku që atëherë e deri më sot ka zhvilluar 106 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. Paralelisht me këtë rikthim të tij në Kombëtare, nga ana tjetër drejtuesit e Realit janë duke menduar seriozisht rinovimin e kontratës që skadon gjatë kësaj vere.