Kroos rrefen prapaskenat e golit ‘çlirues’

Sport

kroos
Topi në këndin e majtë të portës dhe përmbysje e kompletuar për Gjermaninë, që kur mungonin vetëm pak sekonda nga fundi i ndeshjes kaloi nga hija e eleminimit në një kualifikim thuajse të arritur. Merita ishte e gjitha e Toni Kroos, i aftë për të kthyer në gol shansin e fundit të gjermanëve. Por pa harruar as Marko Rojs, vendimtar në rikuilibrimin e situatës në fillimin e pjesës së dytë. Por që donte të kompletonte veprën, duke u ngjitur në katedër edhe në rastin e ekzekutimit të asaj goditjeje dënimi. Për të mos folur për Mat Hummels, që si këshilltar nga pankina (për shkak të një problemi fizik) donte të hynte në historinë e Gjermanisë e ndoshta edhe të Botërorit
Të gjithë prapaskenën e ka rrëfyer vetë Kroos, autor i atij goli që momentalisht mban gjallë shpresat e Gjermanisë për të ecur edhe më larg në këtë Botëror. “Para se të gjuaja fola me Marco Reus. Vërejta se mbrojtja e tyre nuk dukej se kishte probleme të mëdha në heqjen e krosimeve nga zona. Prandaj, Reus donte të gjuante në portë. Ishte gati të godiste ai. Unë i thashë se nuk isha i bindur nëse ishte një ide e mirë. Si përfundim vendosëm thjesht të prekte topin, për të patur një kënd më të mirë të gjuajtjes”.

kroos3

Në atë moment, Hummles nga stoli ishte duke u bërtitur të dyve që ta hidhnin topin në zonë. Nuk e mendonte se ishte e mundur të shënohej direkt. Ndërsa, krosimin në zonë e kërkonin edhe Gomez e Muller, të gatshëm për të gjuajtur me kokë. Mirëpo ja që Kroos bëri me kokën e tij. Edhe pse tani betohet që thjesht nuk e dëgjoi dot mbrojtësin nga stoli. Të gjithë donin të bëheshin heronj, por më shumë nga të gjithë e donte Kroos, i ndjerë në faj edhe pas gabimit që i dha mundësinë Suedisë të kalonte në avantazh. Si kampion i vërtetë që është nuk e lëshoi veten. Dhe nga fajtor u shndërrua në heroin e madh gjerman. Ndërkohë që intensiteti i emocioneve të ndjera, e bëri vendimin e tij nga ato të paharrueshmit.