Mesfushori gjerman Toni Kroos është bërë objektiv i gjigantit anglez Arsenal.
Skuadra londineze po dëshiron transferimin e një mesfushori pasi ata aktual nuk po bëhen rehat nga lëndimet e shumta si Jack Wilshere apo Santi Cazorla.
Emri i Toni Kroos është në listën e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger që dëshiron transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.
Mediat në Angli kanë shkruar se Kroos dëshiron largimin nga Real Madridi, ndërsa Arsenali është duke bërë gati një ofertë për të.
Raportohet se ‘Topçinjtë’, do të dërgojnë ofertë prej 35 milionë funteve për transferimin e Kroosit në ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi/