Kroacia zyrtarizon largimin nga grupi të Nicola Kalinicit

Sport

nicola

Nikola Kalinic e mbylli botërorin e tij ditën e hënë, kjo pasi trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic nuk e ka përtypur aspak refuzimin e sulmuesit të Milanit për t’u hedhur në fushë si zëvendësues në fund të ndeshjes kundër Nigerisë. Pas shumë spekulimesh mediatike, pasditen e së hënës ballkanasit zyrtarizuan largimin nga skuadra të 30-vjecarit. “I dua lojtarët e mi të aftë fizikisht dhe gjithmonë gati” – tha në konferencën për shtyp trajneri Dalic. Sipas pretendimeve të vetë lojtarit, ai nuk u ndje mirë për shkak të një lëndimi në shpinë. Të njëjtën ankesë ai kishte patur edhe në ndeshjen miqësore të humbur me Brazilin pak javë më parë.

nicola2

Shtatlarti nuk ka kaluar aspak një sezon të mirë, pasi te Milani shënoi vetëm 6 gola dhe i kushtoi kuqezinjve 25 milionë euro për t’u transferuar prej Fiorentinës. Vednimi për ta larguar nga grupi duket se ka qenë një vendim më së shumti disiplinor, pasi Kroacia nuk mund ta zëvendësojë Kalinicin, çka do të thotë se do ta diskutojë pjesën tjetër të botërorit me vetëm 22 lojtarë. Kalinic ka luajtur me Kroacinë 31 ndeshje duke shënuar 15 gola. Ndaj Nigerisë, ishte ndeshja e katërt radhazi që ai mbetej në stol. 30-vjecari bëhet lojtari i 6-të në historinë e një botërori që largohet përpara kohe. Të tillë kanë qenë, Willie Jonston i Skocisë, Roy Keane i Republikës së Irlandës, Maradona i Argjentinës, Anelka i Francës, dhe Zlatko Zahovic i Sllovenisë.