Kroacia, një traditë e finales së Botërorit e bën të shpresojë

Sport

kroaciaaa12

Kroacia u bë përfaqësuesja e vendit më të vogël që arrin në finalet e një Botërori që prej vitit 1930. Megjithatë, përveç këtij rekordi, ballkanasit synojnë të thyejnë edhe atë më të rëndësishmin: të fitojnë për herë të parë në historinë e tyre një Kupë të Botës. Përveç talentit dhe potencës që kanë treguar deri më sot, kroatët kanë në anën e tyre edhe një traditë që deri tani përgjithësisht u ka buzëqeshur ekipeve debutuese në një finale. Pothuajse gjithmonë ka ndodhur që këto lloj skuadrash, të fitojnë trofeun.

kroaci

Këtu mjafton të kujtosh precedentët duke filluar nga viti 1934 me Italinë, për të vijuar më pas me Gjermaninë në ’54-n, Anglinë në ’66, Argjentinën në ’78, Francën në ’98-n, apo edhe Spanjën në 2010-n. Prandaj, lojtarët kroatë me në krye trajnerin Daliç, pa harruar as tifozët, kryqëzojnë gishtat duke shpresuar që një gjë e tillë të vërtetohet këtë vit edhe për ta. Ndonëse duke ditur që do të jetë mjaft e vështirë, duke pasur parasysh përvojën e madhe që kanë francezët, të cilët për më tepër nuk duan të humbasin një finale tjetër, pas asaj me Portugalinë në Europianin e përpara 2 vjetëve.