Domagoj Vida mund ta luajë gjysmë-finalen kundër Anglisë. 29-vjeçari shkaktoi një trazirë të vërtetë, kur pas sfidës me Rusinë, regjistroi një video ku së bashku me asistentin e trajnerit Dalic, Ognjen Vukojevic, lëshonin thirrje pro-Ukrainës. Në sfidën kundër rusëve, Vida ishte autor i një goli. Ai dhe Vukojevic ia kushtuan fitoren Dinamos së Kievit dhe Ukrainës, kjo e fundit me Rusinë ka një konflikt ushtarak prej së paku pesë vitesh. “Lavdi Ukrainës!” ishte thirrja që drejton Vida, thirrje kjo e nacionalistëve gjatë trazirave të vitit 2014.
“Kjo fitore i kushtohet Dinamos dhe Ukrainës” thoshte fillë Vukojevic, ky i fundit angazhohet si “vëzhgues talentesh” në radhët e klubit nga Kievi, atje ku për pesë vite ka luajtur edhe Vida. Videoja ka shkaktuar shumë debate. Marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Rusisë kanë ngecur që pas anëtarësimit në BE, ndërsa çështja e Krimesë i ka ftohur shumë ato. Përballë kësaj situate që ngjan ka theks politik, Federata ka ndërhyrë duke e larguar nga skuadra asistentin Vukojevic. Për Vidën u tha fillimisht se mund të kishte pezullim edhe nga FIFA, por fakti se deklaratat e tij kanë ndodhur jashtë fushe, ka bërë që ndaj tij të mos ketë asnjë masë disiplinore. Kështu ai me shumë gjasa do jetë në fushë të mërkurën.