Manchester United ka reaguar menjëherë pas intervistës së Cristiano Ronaldos. CR7, doli tërësisht hapur kundër klubit, duke thënë se ndihet I tradhtuar nga United dhe rikthimi I tij në “Old Trafford” nuk ka shkuar aspak sikurse pritej.
Më tej, 37 vjeçari theksoi se nuk ka asnjë respekt për trajnerin actual të skuadrës, Erik Ten Hag, e po ashtu tha se që prej largimit të Sir Alex Ferguson, klubi ka mbetur në vend-numëro dhe nuk ka bërë asnjë hap para.
Për të gjitha këto, e shumë çështje të tjera, Manchester United ka nxjerrë një njoftim në kanalin zyrtar, duke bërë me dije se një reagim përfundimtar ndaj Ronaldos, do merret në momentin që provat të vërtetohen plotësisht.
“Manchester United është duke monitoruar situatën e fundit sa I përket intervistës së Cristiano Ronaldos. Klubi do dalë në një përgjigje përfundimtare, në momentin që provat të jenë të qarta. Synimi ynë është të përgatitemi sa më mirë për pjesën e dytë të sezonit dhe të vazhdojmë me momentin e mirë që ka mbështjellë ambientin. Brenda grupit ka besim, dhe të gjithë jemi të bashkuar, duke përfshirë këtu, lojtarët, trajnerin, stafin dhe tifozët”, thuhet në deklaratën e klubit.
Mesa duket, sulmuesi nuk do t’ia hedhë pa u lagur pas intervistës së tij, të dhënë pikërisht vetëm pak ditë përpara fillimit të Kupës së Botës. Ndaj lojtarit mund të merren masa disiplinore. Ndonëse Ronaldo ka një kontratë me United që I përfundon në fund të sezonit, tashmë mundësitë janë shumë të mëdha që ai të largohet nga “Old Trafford” në merkaton e janarit.