“Krisen” marrëdhëniet mes Bayernit dhe Manuel Neuer. Përgjatë ditëve të fundit, klubi bavarez, shkarkoi nga detyra trajnerin e portierëve, Tony Tapalovic, për shkak se ky I fundit kishte nxjerrë informacione secrete të lojtarëve.
Kjo është kosnideruar e papranueshme nga Bayerni që mori vendimin e menjëhershëm për të shkëputur marrëshënien me Topaloviç.
Mirëpo, diçka e tillë nuk I ka pëlqyer aspak gardianit Neuer, I cili kishte një marrëdhënie mjaft të ngushtë miqësore me Tapalovic. Pas një vendimi të tillë, ndjesitë e tij, shtatlarti I portës I ka shprehur publikisht në media.
Ky veprim nga ana e 36 vjeçarit nuk ka lënë një shije mjaft të hidhur në radhët e drejtuesve të klubit. Konkretisht, ka qenë presidenti Herbert Hainer, ai që ka thënë se ndihet shumë I zhgënjyer nga kjo lëvizje e Neuer.
“Ajo ishte një deklaratë kundër parimeve të klubit. Ndihem I zhgënjyer që Neuer nuk kërkoi komunikim të drejtpërdrejtë me ne, por vendosi të fliste në media. më tepër jam I zhgënjyer, sesa I mërzitur, sepse Neyer është një lojtar I madh dhe ndodhet këtu prej një kohe të gjatë, kështu që këto çështje duhej t’I diskutonte me ne.”
Megjithatë, pavarësisht kësaj “krisjeje”, Hanier ka shtuar se Bayerni nuk do të marrë masa ndaj numrit një të portës. “Absolutisht që nuk do të ndodhë asgjë. Ne jemi Bayern dhe zakonisht konflikte të tilla e forcojnë akoma më tepër klubin”, ka thënë numri një I kampionëve të Gjermanisë.
Kontrata e Manuel Neuer me Bayern përfundon në verën e 2024-tës. 36 vjeçari nuk do jetë më I gatshëm këtë sezon për trajnerin Julian Nagelsmann, për shkak të dëmtimit të rëndë gjatë pushimeve dimërore, duke pësuar frakturë në këmbën e djathtë.