Kreu gjestin më të ulët ndaj Cavanit, por Jara thotë se e provokoi ai i pari

Sport

juventus-i-bindur-n-euml-transferimin-e-cavanit hd
Dy muaj pasi Kili u shpall kampion e Amerikës Latine, Gonzalo Jara e pranon, ngacmimi që i bëri Edinson Cavanit gjatë përballjes me Uruguain, qe një moment tejet i gabuar.
Në një nga momentet që u konsiderua si më e shëmtuara e Kupës së Amerikës Latine, qendërmbrojtësi kilen provokoi me një gjest tejet të ulët sulmuesin e Uruguait duke bërë që ky i fundit të nxirrej jashtë loje për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Ky gjest u tha se ishte i përsëritur, pasi Jara e kishte bërë edhe kundër Higuainit, në ndeshjen ndaj Argjentinës, në vitin 2012-të.
Për këtë Kili vendosi ta ndëshkojë me dy ndeshje pezullim dhe Jara u la jashtë skuadrës për pjesën tjetër të evenimentit, të cilën në fund rezultoi ta fitonte pikërisht Kili.
29-vjecari tashmë ka folur për mediat dhe e ka pranuar më në fund se ajo çka bëri ishte tejet e ulët dhe e gabuar, por vazhdon të këmbëngulë se ishte Cavani ai që e provokoi i pari.
“Sigurisht ishte një gabim, është diçka që nuk do ta përsërisja kurrë më”, citohet të ketë thënë 29-vjecari për gjermanen Bild, ndërkohë që shtoi se fjalët që i kishte thënë më parë Cavani, as që mund t’i përmendte dot, pasi ishin tejet ofenduese ndaj tij.
Më 17-nëntor Uruguai dhe Kili do të ndeshen sërish dhe Jara thotë se në këtë takim mbase do të mund të sqarohet me Cavanin, në mënyrë që atë cka ngjau ta quajnë të kaluar.