Pas Perisic, trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç ka dëshirë për të pasur nën urdhërat e veta një tjetër, Mario Mandzukiç, sipas asaj që është raportuar nga gjermania “Bild”. Lojtari 33-vjeçari është i padëshiruar te Juventusi, pasi duket se nuk ka vend në ekipin e Sarrit. Me Alegrin si trajner, kroati ishte një pikë referimi e skuadrës bardhezi, por tani me ndryshimin në stolin e “Zonjës së Vjetër”, gjërat kanë ndryshuar. Dhe me shumë mundësi, Mandzukic do të lëvizë, nëse Juventusi arrin të përfitojë të paktën 10 milionë euro nga shitja e mundshme e tij. Nga ana tjetër, Bayerni është përpjekur së fundi të transferojë në ekip mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, mirëpo kjo shpresë duket se ka marrë fund.

Prandaj, flitet se tashmë grepat janë hedhur në drejtim të Mandzukic, për të cilin do të ishte një rikthim në Bavari, ku luajti nga viti 2012 deri në 2014-n. Madje thuhet edhe se vetë Kovac ka biseduar me Marion për ta bindur që të bëjë këtë lëvizje. Gjithsesi, për momentin drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë nuk e kanë konfirmuar një interesim të tillë në adresë lojtarit të Kombëtares kroate. Gjithsesi, Bajern ka ende nevojë për përforcime sidomos në repartin e sulmit dhe mbetet të shihet nëse do të arrijnë të bëjë edhe një tjetër afrim deri në mbylljen e merkatos verore.