Niko Kovac (trajner i Bayern): “Sfida është tepër e qartë: duam të fitojmë ndeshjen, por e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Personalisht jam përgatitur për këtë ndeshje me AEK që prej 2-3 javësh. Fitoret janë gjithmonë të rëndësishme, sidomos për situatën ku gjendemi neve. Për grekët, ky do të jetë shansi i fundit. Prandaj pres të jenë tepër të motivuar. Fatkeqësisht nuk kam në dispozicion Ribery, që i bashkohet të dëmtuarve të tjerë Coman dhe Toliso. Të gjithë më pas janë të gatshëm.
Niklas Sule (mbrojtës i Bayern): “Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Ne presim një ndeshje të vështirë. Tifozët këtu janë tepër të zjarrtë dhe besojmë se do të gjejmë një kundërshtar, që do të luftojë fort. Duhet të bëjmë lojën tonë sa më mirë, në mënyrë që të marrim një rezultat pozitiv. Duam të vazhdojmë serinë e fitoreve, pas hapit të parë që hodhëm të shtunën ndaj Volfsburgut. Besoj se jemi skuadër më e mirë sesa AEK, por këtë duhet ta tregojmë në fushë. Sigurisht që objektivi është kreu i grupit dhe kemi detyrën që ta bëjmë realitet”.